Pas dy viteve gjykim, sot aktvendim për rastin “Titanik” – Tv Koha
Lajmi i Ditës Maqedoni

Pas dy viteve gjykim, sot aktvendim për rastin “Titanik”

Të akuzuarit në lëndën “Titanik 3”, Ejup Alimi dhe Ismet Guri sot në Gjykatën Penale duhet ta dëgjojnë aktgjykimin të cilin do ta shqiptojë gjykatësja Marija Kletniçka.

Sipas akuzës së ngritur nga ish Prokuroria Speciale Publike, të akuzuarit ngarkohen për parregullsi zgjedhore në Çair në zgjedhjet lokale të mbajtura në vitin 2013.

Procedura gjyqësore për “Titanik 3” deri më tani dy herë ishte kthyer nga fillimi. Pasi gjykatësja Olja Ristova në mars të vitit të kaluar u përjashtua nga ky rast, për kryetare të Këshillit Gjyqësor ishte zgjedhur gjykatësja Marija Kletniçka. Përfaqësues të akuzës janë prokurorët Fatime Fetai dhe Gavril Bubevski. ar/

Related posts

Aksident i rëndë në autostradën Shkup-Tetovë, lëndohen rëndë katër persona

Televizioni Koha

Hajduku i Splitit vjen në Shkup! Do të përballet me Renovën

Televizioni Koha

170 persona nga Klinika Universitare për Sëmundje Infektive në Shkup çdo të martë do të ketë shujtë ushqimore nga brendi Special

Televizioni Koha

Leave a Comment