29/03/2024
9.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Pas negociimit dyvjeçar do të nënshkruhet Marrëveshja kolektive e degëve për administratën

(MIA) – Marrëveshja kolektive e degëve për administratën shtetërore do të nënshkruhet sot në Qeveri. Marrëveshja është zyrtarizuar pas negociatave dyvjeçare mes dy partnerëve social – Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës dhe Sindikatës së DOJSH-it. Më shumë hollësi për marrëveshjen kolektive priten pas nënshkrimit.

“Me kënaqësi të madhe mund të kumtojmë se puna dhe mundi u shpaguan dhe të entjen, 6.2.2020, do të nënshkruhet Marrëveshja kolektive e degëve. Më shumë informata për marrëveshjen kolektive do të pasojnë pas nënshkrimit të saj”, shkruan në faqen zyrtare të Sindikatës së DOJSH-it në Fejsbuk.

Qeveria të martën e konfirmoi tekstin e Marrëveshjes kolektive dhe e autorizoi ministrin e Shoqërisë Informatike dhe Administratës ta nënshkruajë marrëveshjen me sindikatën e DOJSH-it.

Kjo është marrëveshja e parë e degëve, pas asaj të vitit 1995 dhe në të është paraparë pagesa e K-15-shit, ndërsa administrata bëhet edhe me mëditje për shpenzimet për transport dhe shpenzimet për bujtje për udhëtimet zyrtare, të drejtën e ditëve të mungesës së paguar për shkak të rrethanave personale dhe familjare deri shtatë ditë pune në vit, të drejtën e mungesës së papaguar, si dhe të drejta të tjera.

Ministrja e Financave, Nina Angellovska dje deklaroi se do të përfshihen 20.000 të punësuar, ndërsa efektet fiskale do të jenë rreth 200.000 milionë denarë.

“Është kushtetuese, e drejtë dhe jodiskriminuese të gjithë të punësuarit në vendin tonë ta kenë këtë të drejtë, sepse në sektorin privat tashmë paguhet”, tha Angellovska.

Për ministrin e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski, marrëveshja kolektive është rezultat i negociimit dyvjeçar.

“Regresi i pushimit vjetor apo K-15 siç e dini të gjithë është obligim sipas ligjeve tona për të gjithë të punësuarit në sektorin privat. Plotësisht si masa antikrizë prej vitit 2011, të punësuarit në administratën publike që shkojnë në udhëtim zyrtar këtu në shtet nuk kanë të drejtë për kurfarë kompensimi. Prandaj vendosëm … disa nga këto gjëra t’i kthejmë”, deklaroi dje Mançevski.

Edhe për zëvendëskryeministren për Çështje Ekonomike, Milla Carovska nuk ka asgjë kontestuese në atë që dy partnerët social janë dakorduar që të paguhet K-15-shi.

“Atë që shteti e bëri gjatë negociimit të strukturave paraprake të sindikatave dhe qeverisë së kaluar është humbje e shumë të drejtave edhe në sektorin real edhe në atë publik. Konsideroj se nëse partnerët social MSHIA dhe Sindikata e DOJSH-it kanë konstatuar se kjo është çështje që i nevojitet një grupi të caktuar të punëtorëve, atëherë ajo është çështje që e kanë tejkaluar. Nëse të dyja palët dakordohen se diçka është me rëndësi, atëherë kush është ai nga jashtë që do të thotë nëse kjo është me rëndësi apo nuk është me rëndësi”, tha Carovska. ab/

Të fundit