25/04/2024
7.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Pas pesë muajve në parking, autobusët sërish filluan të qarkullojnë në Tetovë, deri të shtunën falas

Pas pesë muajve pauzë, autobusët e Ndërmarrjes Publike “Tetova Transport” rifilluan të qarkullojnë nëpër qytet. Prej sot, deri më 04 qershor transporti publik do të jetë falas për të gjithë qytetarët, njofton Portalb.mk.

Ndërmarrja informon me oraret e reja të autobusë të cilët do të shërbejë nga dita e hënë deri ditën e shtunë, me fillim nga ora 06:00 deri në orën 22:00.

Linjat e rregullta që do i kemi në dispozicion për mbarëvajtjen e qytetarëve me NP “Tetova Transport” janë:

Linja nr. 1
Në çdo 30 minuta, duke filluar nga ora 06:30
Nisja nga:
“STACIONI I AUTOBUSËVE” – “KAZERMA” – “STADIUMI I QYTETIT” – “TETOVARJA” – “RR. E SPITALIT” – “SHKOLLA TEKSTILE” – “MOBILJE “HIT” – “BEXHETI KOMPANI” – “UEJL”
Kthimi nga:
“UEJL” – “BEXHETI KOMPANI” – “MOBILJE “HIT” – “SHKOLLA TEKSTILE” – “RR. E SPITALIT” – “TETOVARJA” – “STADIUMI I QYTETIT” – “KAZERMA” – “STACIONI I AUTOBUSËVE”
Linja nr. 2
Në çdo 45 minuta, duke filluar nga ora 06:00
Nisja nga:
“F.XHEPÇISHT” – “F.POROJ” – “XHAMIA DRENOVEC” – “SH.M.K. “7 MARSI” – “ÇERDHE POTOK” – “SHKOLLA E MUZIKËS” – “GJYGJI (QENDËR)” – “XHAMIA E LARME” – “ËMBËLTORE “MOSTAR” – “SHIPADI” – “MAK PETROL” – “MOBILJE “ANTILLOP” – “BEXHETI KOMPANI” – “UEJL”
Kthimi nga:
“UEJL” – “BEXHETI KOMPANI” – “HIT MOBILJE” – “MAK PETROL” – “SHIPADI” – “ËMBËLTORE “MOSTAR” – “XHAMIA E LARME” – “GJYGJI (QENDËR)” – “SHKOLLA E MUZIKËS” – “ÇERDHE POTOK” – “SH.M.K. “7 MARSI” – “XHAMIA DRENOVEC” – “F.POROJ” – “F.XHEPÇISHT”
Linja nr. 3
Në çdo 45 minuta, duke filluar nga ora 06:00
Nisja nga:
“STACIONI I AUTOBUSËVE” – “VERO JAMBO” – “QENDËR” – “GJYGJI” – “XHAMIA E LARME” – “ËMBËLTORE “MOSTAR” – ”VARREZAT (MARKET “OAZA”)” – “ARABATI B.T.” – “RESTORANT “KURTISHI” – “VARREZAT R. E VOGËL” – “SH.F. “PËRPARIMI” – “AMBULANCA REÇIC E M.”
Kthimi nga:
“AMBULANCA R.M.” – “SH.F.PËRPARIMI” – “VARREZAT R. E VOGËL” – “RESTORANT “KURTISHI” – “ARABATI B.T.” – “VARREZAT (MARKET “OAZA”)” – “ROTRING” – “XHAMIA E LARME” – “GJYGJI” “QENDËR” – “VERO JAMBO” – “STACIONI I AUTOBUSËVE”.
Nëpër stacione janë ngjitur edhe tabelat me oraret dhe linjat e autobusëve.

Tabela me orarin e autobusëve, foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk
Tabela me orarin e autobusëve, foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk
Më tepër informata mund të gjeni në ueb-faqen e Tetova Transport: https://tetovatransport.mk/

Planin e punës të plotë dhe orarin më në detaje e gjeni duke klikuar KËTU.

Autoritetet komunale kanë paralajmëruar edhe rritje të çmimit të biletave nga se ishin paraprakisht, kjo si pasojë e rritjes së çmimeve të derivateve të naftës, por kjo sipas tyre ngelet të vendoset më tutje.

Autobusët e transportit publik të Tetovës u lëshuan në përdorim në mes të gushtit të vitit të kaluar. Gjatë kësaj kohe ata disa herë ndaluan së funksionuari dhe u rikthyen prapë. Autobusët janë blerë me kredi prej 1.2 milion eurove nga Banka Botërore, të cilën e ka marrë Komuna e Tetovës, e cila do të paguhet për 13 vite, me normë interesi prej 3%.

Nga dhjetori i vitit 2021 ndaluan së funksionuari dhe qëndruan të parkuar, pasi, sipas autoriteteve komunale nuk kanë qenë të rregulluara të gjitha punët në ndërmarrje. Sot sërish janë rikthyer me premtimin se nuk do të ketë pengesa.

Të fundit