Pas shërimit nga Covid-19 shfaqen kokëdhimbje të vazhdueshme dhe lodhëse - Tv Koha
Maqedoni

Pas shërimit nga Covid-19 shfaqen kokëdhimbje të vazhdueshme dhe lodhëse

Dhimbjet e kokës pas shërimit nga COVID-19 mund të jenë të përhershme për disa pacientë, ndërsa neurologët po gjejnë disa mënyra efektive për të trajtuar dhimbjen e mundimshme që mund të jetë e qëndrueshme, shkruan Panacea.mk.

“Imagjinoni dhimbje koke 24/7 për një periudhë prej tre muajsh ose më gjatë. Ne takojmë shumë njerëz që ishin të sëmurë me COVID-19 para 19 muajve. Edhe pse nuk e kanë më virusin, ata përsëri kanë dhimbje koke si simptomë mbizotëruese dhe afatgjatë”, thekson Dr. Brian Plato, neurolog dhe specialist i dhimbjes së kokës në Institutin Norton Neuroscience.

Dhimbja e re e përditshme e vazhdueshme e kokës është gjendje e cila më herët lidhej me shkaktarë të ndryshëm, përfshirë infeksionet virale. Sipas Dr. Plato, rritja e kokëdhimbjeve pas diagnozës me COVID-19 është diçka që neurologët dhe ekspertët e kokëdhimbjeve presin që ta shohin edhe më tej.

“Të them të drejtën, kjo është diçka që nuk më habit. Megjithatë, mendoj se qëndrueshmëria e dhimbjeve të kokës te këta pacientë ndryshon nga viruset e mëparshme”, thekson Dr. Plato.

Mundësitë për trajtimin e kokëdhimbjeve pas Covid-19

Duke qenë se COVID-19 është sëmundje relativisht e re, ekspertët janë ende duke eksploruar mënyrat më të mira për të trajtuar dhimbjet e kokës për një kohë të gjatë.

“Për disa pacientë, ata bëhen më të lehtë më veten me kalimin e kohës. Por, për ata që kanë simptoma më të qëndrueshme, ndoshta ajo që ne e konsiderojmë më efektive është të vihet në trajtim steroide. Ne gjithashtu përdorim ilaçe të tjera kundër migrenës, çdo ditë si parandalim dhe sipas nevojës”, shpjegon Dr. Plato.

Kur të kërkoni ndihmë mjekësore?

Sipas Dr. Plato, personat që kanë dhimbje koke afatgjatë pasi janë diagnostikuar me COVID-19 nuk duhet të supozojnë se simptoma do të përmirësohet vetë.

“Unë shoh njerëz që hyjnë me efekte të qëndrueshme COVID-19 që ndryshojnë jetën e tyre. Këta njerëz jetojnë me dhimbje koke vërtet të mëdha dhe të vazhdueshme që dëmtojnë aftësinë e tyre për të shkuar në punë, për të qenë me familjen e tyre. Efektet e qëndrueshme të bëjnë mjaft të paaftë. Nëse nuk shihni përmirësim pasi të shëroheni nga infeksioni me koronavirus, ndoshta do t’ju duhet të vizitoni një profesionist mjekësor, qoftë mjeku amë ose neurologu”, këshillon Dr. Plato.

Related posts

Karaxhovski thotë se virusin e shkatërron dezinfektimi, maska dhe mend në kokë

Televizioni Koha

Akademiku shqiptar nga Tetova fiton çmim në Turqi për librin mbi ilahitë e fshehura të Ballkanit

Televizioni Koha

Gjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 1382 testime dhe janë regjistruar 198 raste të reja nëTetovë 9 të reja

Televizioni Koha

Leave a Comment