19/04/2024
4 C
Tetovo

Të tjera lajme

“Pas shpresës për jetë”, letër falënderimi publik

COVID-19 pandemia që përfshiu gjithë globin, për fat të keq trokiti edhe në familjen tonë. Lirisht e përshkruaj virus që prek të gjithë, por tek mua sulmoi njeriun më të dashur-prindin!

Në ato momente kritike shtrëngojmë duart dhe nuk na ngelet gjë tjetër pos thirrjes së ambulancës e cila për pak minuta arriti para dyerve të shtëpisë sonë. Me urgjencën më të madhe arritëm në spitalin Klinik të Tetovës, ku menjëherë nga mjekë specialist u bë hospitalizimi. Aty u përballëm me mënyrën më të mirë të trajtimit nga mjekët dhe stafi medicinal me të cilët për herë te parë takoheshim ne korridoret e spitalit.

Në asnjë moment nuk munguan medikamentet, paisjet e oksigjenit, ndihma mjekësore, përkrahja psikologjike për pacientët, dhënia e shpresës për ne si familjarë dhe ajo më e pazakonshmja që arrita ta vërrej, ishte angazhimi vetanak-personal i drejtorit të spitalit z.Florin Besimi i cili vinte për vizitë dhe qëndronte pranë pacientëve, sepse besa rrallë herë drejtorë të spitaleve vizitojnë pacientë, posaçërisht në repartet infektive, por pikërisht është kjo që ju dallon nga të tjerët dhe ju bën të jeni të përkryer në punën që drejtoni.

E marr si shkas per t’ju falemnderuar publikisht juve si drejtor për menaxhimin e gjithë atyre situatave, gjithë atyre vështirësive që ju sfidojnë brenda mureve te spitalit… aty ku zhvillohet beteja mes jetës dhe vdekjes!

Një falemenderim edhe për mjekët dhe infermierët që dhanë maksimum kontributin në rastin tonë.

Me respekt të veçantë,
familja Ismaili – Tetovë

Të fundit