29/03/2024
18.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Pasaportat e Maqedonisë pritet të jenë gati për një javë

Ministri për Punë të Brendshme, Naqe Çulev sot përsëriti se së shpejti do të arrijnë pasaportat nga Gjermania.

Ai tha se do të angazhohen më shumë shërbime në MPB me qëllim që për një periudhë të vogël të përgatiten pasaportat për rreth 20 mijë qytetarët që kanë parashtruar kërkesën, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ai tha se gjendja me coronavirusin nuk ka ulur interesin te qytetarët për kërkesa për dokumente.

“Për fat të keq interesi nuk është zvogëluar. Në procedurën për dhënien e pasaportave janë rreth 20 mijë persona. Sipas marrëveshjes së arritur nga ministri i mëparshëm Oliver Spasvoski, dokumentet duhet të vinë më 24 mars. Na premtuan nga ‘Veridos’ se pasaportat do të jenë gati diku nga 15 deri 17 – 18 i këtij muaji”, u shpreh Çulev.

Ai sqaroi se MPB tashmë ka plan urgjent që sa më shumë pjesëtarë të MPB-së të angazhohen në tejkalimin e krizës së pasaportave.

“Sa të vinë rreth 100 mijë pasaporta dhe nëse funksionojnë kapacitet e MPB-së për 24 orë do të bëhen tre mijë pasaporta, kështu që për një javë do të zgjidhej çështje”, tha ministri Çulev./Telegrafi/

Të fundit