23/04/2024
7.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Pasdite reshje të shiut, në male borë

Nga orët e pasdites pritet ndryshim i motit, me reshje të kohëpaskohshme të shiut, ndërsa në male reshjet të jenë me borë. Reshjet deri nga fundi i ditës do të zgjerohen gjithkund dhe do të vazhdojnë edhe gjatë natës.

Siç kumtoi DPHM, do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior, i cili përgjatë Luginës së Vardarit do të përforcohet. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej shtatë deri 16 gradë.

Nën ndikim të valës së lagësht dhe të ftohtë, nesër do të ketë reshje të shiut, të cilat vende-vende do të jenë të rrëmbyeshme, mbi 25 litra në metër katror. Në male reshjet do të jenë me borë.

Temperaturat gjatë ditës nuk do të ndryshojnë shumë dhe do të jenë prej tetë deri 10 gradë më të ulëta se të sotmet. Gjatë ditës reshjet do të kalojnë nga shiu në borë dhe në disa vende më të ulëta do të formohet shtresë e hollës e borës.

Të enjten dhe të premten moti do të jetë stabil me temperatura minimale, në pjesën më të madhe të vendit nën zero. ab/

Të fundit