19/04/2024
4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Pasiguri nga tërmetet, shumë qytetarë kanë dalë në rrugë

Shumë njerëz ndodhen në ankth pas tërmetit të fuqishëm të orës 03.54 të mëngjesit të sotëm në Shqipëri.

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, raportoi se tërmeti ishte me magnitudë 6.3 ballë

Një numër i madh njerëzish kanë dalë në rrugë menjëhetë pas tërmetit tronditës të orës 03.54 të mëngjesit të sotëm.

Aktualisht shumë njerëz janë në rrugë pas tërmetit duke iu frikësuar qëndrimit në shtëpi.

Mes tyre janë dhe fëmijë e të moshuar të cilët janë përfshirë nga një gjendje ankthi.

Tërmeti i sotëm ishte 6.4 ballë shkalla Rihter me intensitet 6 ballë, lokalizuar në detin Adriatik, me thellësi 10 kilometra, raporton noa.al duke cituar EMSC.

Të fundit