29/03/2024
18.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Paunovski: Një pjesë e kompanive që kanë importuar fruta jugore kanë pasur marrëdhënie spekulative ndaj tregut

Një pjesë e kompanive që kanë importuar fruta jugore në shtetin tonë kanë pasur marrëdhënie spekulative ndaj tregut dhe ato produkte nuk i kanë shfaqur me qëllim që çmimi të rritet, sqaroi drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Tregut Stojko Paunovski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për çmimet e larta në markete, kundrejt vendimit qeveritar për marzhën më të madhe që mund ta zbatojnë në frutat jugore.

Theksoi se kontrollet që i kryejnë, veçanërisht te tregtarët e mëdhenj me fruta jugore, pak duhet të zgjasë që fillimisht të shihen rezervat që i kanë pasur, ndërsa çfarë kanë furnizuar pas 11 marsit, me qëllim që të konfirmohet marzha më e madhe që mund ta shfrytëzojnë.

“Besoj se limonët do të jenë më të shtrenjta, po nuk do të jenë këto çmime si sot, që ka edhe deri nl 50 për qind dallim. Nëse kanë pasur dallim në çmim nga 1 janari e deri më 11 mars – 20 deri 25 për qind, nivelin e marzhës do të duhet ta kthejnë në atë nivel”, deklaroi Paunovski.

Sipas Paunovskit në raste më të mëdha respektohet vendimi i Qeverisë dhe në markete çmimet janë kthyer në nivelin e 11 marsit të këtij viti.

“Në raste kur çmimet nuk janë kthyer, me urdhër të Inspektoratit Shtetëror të Tregut çmimet kthehen edhe në raftet, në llogaritje dhe në aparatin fiskal”, deklaroi Paunovski.

Theksoi se ka paraqitje në numrin 191, nga qytetarë në vendbanime që janë më larg për rritjen e çmimeve të artikujve kryesorë.

“Inspektorët tanë edhe atje veprojnë. Atje ku nuk ka të kryejnë ulje, gjegjësisht korrigjim të çmimit me 11 marsin nga ana e inspektorëve, gjobat janë të mëdha. Në pajtim me Ligjin për tregti janë 8 mijë euro për person fizik dhe 2.400 euro për person përgjegjës. Për këtë bëj apel t’i respektojnë vendimet dhe t’i kthejnë çmimet në nivel të 11 marsit të këtij viti”, deklaroi Paunovski.

Ai, edhe një herë u bëri apel qytetarëve ta përdorin numrin 191 dhe t’i paraqesin të gjitha mosrespektimet e vendimit. ar/

blob:https://www.youtube.com/899935d5-2683-4f43-809f-5b17eafb5a7e

Të fundit