29/03/2024
18.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

PDSH-ja garon e vetme në zgjedhjet e 12 prillit

Luan Tresi nga PDSH-ja ka njoftuar sot se kjo parti do të garoj e vetme në zgjedhjet e parakohshme të 12 prillit. Me këtë Tresi u ka dhënë fund dilemave nëse PDSH-ja do të hyjë në koalicion parazgjedhor me ndonjë subjekt tjetër politik.

Kreu i PDSH, Menduh Thaçi ditë më parë paralajmëroi mundësinë e koalicionit me LSDM, por edhe e përjashtoi ate. Thaçi edhe një herë ka thënë se ai në këto zgjedhje do të garojë për postin e Zëvendëskryeministrit në Qeverinë e RMV, e cila do të dalë nga zgjedhjet e 12 prillit.

Për takim me Thaçin ka folur këtë javë edhe Zaevi. “Deri më tani nuk kemi pasur takim me PDSH-në e Menduh Thaçit. Nëse sot vendosim me partinë, këto ditë pritet të takohemi. Unë personalisht jam pro mbajtjes së një takimi, pastaj do të shohim çfarë do të del. Për Listat do të vendosim të hënën , gjatë kongresit të partisë”-tha mes tjerash Zaev.(INA)

Të fundit