20/04/2024
3.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

PE-RMVsë: Votoni ndryshimet kushtetuese

Në emër të grupit të dytë më të madh politik në Parlamentin Evropian me mbi 150 deputetë, por edhe në emër të 8 komisarëve në Komisionin Evropian, Eurodeputetja dhe liderja e Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Evropian, Iraçe Garsija Perez, nga Shkupi dha mesazhin se ndryshimet kushtetuese janë me interes kombëtar dhe se nuk është koha për kalkulime politike.

“Por ardhmëria është në duart e juaja dhe në vullnetin e Kuvendit dhe qytetarëve. Është e rëndësishme që interesat partiake të lihen anash dhe të bashkohen përpjekjet që të gjendet kompromis për reformat e nevojshme”.

Edhe sot, nuk munguan thirrjet e Kryeministrit të RMV-së Dimitar Kovaçevski drejtuar deputetëve për t’i përkrahur ndryshimet kushtetuese që të vazhdojë rrugëtimi evropian i vendit. Kryeministri tha se rreziku më i madh në këtë rrugëtim është partia “E Majta” që mban peng edhe VMRO-DPMNE-në.

“Rreziku më i madh për rrugën tonë drejt së ardhmes evropiane qëndron tek një parti politike, e cila ka një politikë anti-evropiane, anti-NATO dhe anti-integruese”.

Eurodeputetja Perez Garsija, e cila nesër do të qëndrojë në Shqipëri, paralajmëroi se në Tiranë më 6 Dhjetor do të mbahet Samiti i rëndësishëm BE-Ballkani Perëndimor.Klan Maqedonia

Të fundit