25/04/2024
6.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

“Pellazget e Fundit Gjuha e Tyre ~ Etimologji”, autor Aleksandër Hasanas gati për botim.

Së shpejti del në qarkullim prej shtëpisë se botimit botimit “Lena Graphic”
Prishtine. Studimi më i fundin me autor Aleksandër Hasanas “Pellazget e Fundit Gjuha e Tyre ~ Etimologji”.

Ky punim shkencor dhe filozofik u realizua në saj të një pune të gjatë më shumë se katrevjeçare. Baza e këtij studimi janë e autorët më të njohur, albanologëve të huaj, gjuhëtarëve dhe studiues si Robert Beks, Hjalmar Frisk, Nobert Jokl, Julius Pokorni, Maximilian Lambert, Vladimir Orel, Stuart Mann, Dhimitër Kamarda, Kostandin Kristoforidhi, E. Cabej, Ruzhdi Ushaku, Bardhyl Demiraj dhe e plot studiuesve të tjerë me të cilët do të njiheni gjatë zhvillimit të librit, i cili hap pas hapi do t’ju çojë te të fshehtat, tek bukuria dhe pakrahasueshmëria që përcjell gjuha e lashtë shqipe.
Gjatë këtij eksplorimi përveç rezultateve që do të gjeni nga zbërthimi i thesareve të gjuhës shqipe do të merrni me vete edhe më të bukurën e saj. Botimi që ju keni në dorë mbi gjuhën e lashtë shqipe vjen në mënyrën më të mirë të mundshme nëpërmjet krahasimeve gjuhësore, mbështetur në fjalorë etimologjikë seriozë, realizimeve të autorëve të lartpërmendur dhe studimeve të Institutit të Lartë Gjuhësor, ‘Universitetit të Oxfordit’, atij ‘Cambridge University’ etj.
Për më tepër ky studim merr përsipër dhe trajton kryesisht fjalët ‘kyçe’, të afta për të na çuar në përfundime të sigurta, dhe seleksionim real të teorive manipuluese dhe spekulative të cilat me apo pa dashje përveçse nuk e ndihmojnë gjuhën shqipe e dëmtojnë atë.
Kjo përpjekje e sinqertë e jona ndaj shqipes së mrekulleshme do të ndihet te gjithkush që do të ketë rastin të njihet me këtë botim. Pa sjellë më shumë detaje mbi atë çfarë prezanton në tërësi studimi, me qëllimin e mirë që ato të jenë surprizë për gjithkënd që adhuron gjuhën shqipe, mund të themi se te realizimi i studimit ndihet plotësia e tij dhe vlerat e reja që zbulon.
Në këtë vepër, ju do të gjeni ‘çelsin’ që u jep më shumë mundësi për të kuptuar mbi fjalët e lashta të gjuhës frigje, një gjuhë kjo mbi 9000 vjeçare, ku kemi trajtuar etimologjikisht rreth 150 fjalë të kësaj gjuhe pararendëse dhe aty do shihni se ato flasin qartazi shqip.
Ky studim mbi gjuhën e ‘lashtë-centrike’ të krejt gjuhëve IE, i kryer mbi bazën e të dhënave shkencore dhe zyrtare, të fjalorit Phrygian – nga studiues të njohur dhe institute të larta gjuhësore universitare në shkallë botërore, ku të dhënat për çdo fjalë frigje jepen në gjuhën angleze, e duke pretenduar se ato i përkasin gjuhës greke, ju do gjeni kuptimin e tyre të trajtuara fjalë për fjalë dhe do të shihni se ato flasin qartas shqip.
Gjithashtu në këtë punim shkencor/filozofik do të gjeni deshifrime mbi mbishkrimet e lashta phrygiane dhe etruske dhe po ashtu mbi monedha të lashta ‘Dardano – iliro – Shqiptare’ të shkruara në gjuhën e pellazgut – etërve tanë pararendës.
Pra, studimi sjell për gjithkënd, një rritje-risi dhe progres përsa i përket gjuhës së lashtë shqipe, gjuhës bazë e krejt gjuhëve të quajtura IE.
Autori falenderon me këte rast gjithë shqipet dardane kudo nëpër bootë për mbështetjen morale e financiare që i dhanë përgjat gjithë këtyre viteve, duke shprehur mirënjohje dhe falënderim të veçantë për mbështetësit, miqtë e tij të nderuar, sizotërinjtë: Emrush Arifi prej Kosove me banim në Zvicër, Arben Hoxha prej Tirane me banim në Gjerm,ani, Zeni Dode Ersekë me banim në Zvicër, Istref Arslani, prej Struge me banim në Amerikë, Paqesor Frashëri butkalli me banim në Amerikë, Ardit E. nga Tirana, Milika Sakaj nga Vlora, Nderim Ibrahimi prej Kosove me banim ne Zvicer, Toni Berisha prej Kosove, Klubit Letrar “Martin Camaj” në Mynhen.

Shumë miq të tjerë të nderuar e kanë parapaguar këtë studim duke kontribuar drejtperdrejt edhe në botimin e kësaj vepre shkencore e voluminoze me përreth 490 faqe mbi gjuhën e lashtë pellazgo shqipe e kryesisht mbi fjalorin e lashtë mbi 9 mijëvjeçar i gjuhës pararendëse të etërve tanë Brygian.

Mirënjohje – Respekt!
Autori

Autori Aleksandër Gazi Hasanas lindur më 30 Janar 1964 në Butkë, Ersekë, Shqipëri. banues në qytetin e Korçës, studiues i gjuhës së lashtë shqipe që prej vitit 2007 në profesion të lirë. Botues i një vepre më të parë mbi etimologjinë e fjalës shqipe me titull: “Kodi i Gjuhës Shqipe – Etimologji” dhe i mbi 700 artikujve të tjerë në faqet e internetit, Website të ndryshme dhe tek gazeta “Rrënjët” me botim në Itali. Gjithashtu ka marë pjesë në disa simpoziume të organizuara në Tiranë dhe Vlorë mbi gjuhën e lashtë pellazge. “Pellazgët e fundit, gjuha e tyre – Etimologji” është libri i dytë i tij, me studime kryesisht mbi gjuhën e lashtë Shqipe – Phrygian/folëse. Aleksander hasanas është edhe përdorues i Wikipedias ku edhe atu ka dhënë kontributin e tij.

Të fundit