28/03/2024
10.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Pëllumbat e egër në Sheshin e Tetovës e kanë të siguruar ushqimin çdo mëngjes dhe pasdit

Tashmë pëllumbat e egër në Sheshin e Tetovës e kanë të siguruar ushqimin çdo mëngjes dhe pasdite, . Ata mblidhen në Qendër të Tetovës, ku një njeri human që njihet në qytetin e Tetovës për punët vullnetare që ai kryen, i ushqen dhe kujdeset për ta. As bora e as shiu nuk e ka ndaluar Haxhi Ismet Nebiun, që të kryejë punën e tij tanimë të përditshme. Në sheshin “Iliria” në Tetovë ai ka përreth vetes me qindra pëllumba të egër, të cilën i ushqen dy herë në ditë, në mëngjes dhe pas dite. Arsyeja se pse pëllumbat mblidhen çdo ditë rreth tij, është misri, gruri që Haxhi Ismeti ua hedh atyre për t’i ushqyer. Duket pak sa e mahnitshme se si një i moshuar i gjeti vetes punë edhe në ditë me mot të lig, kur këto shpezë kanë më së shumti nevojë për ushqim./TV KOHA/

Të fundit