29/03/2024
9.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Pendarovski: “Bullgarizimi” është shpikur nga opozita për t’i frikësuar maqedonasit

Presidenti Stevo Pendarovski, thotë se në 14 muajt e ardhshëm skriningu është absolutisht prioriteti më i rëndësishëm politik për ne. Ai bën thirrje “të merremi me reformat, sepse kemi shumë detyra shtëpie në këtë drejtim”.

“Nuk mendoj se ndryshimi i Kushtetutës sot apo në muajt në vijim duhet të jetë prioritet politik i Qeverisë. Por nëse Qeveria që ka shumicën në Parlament mendon ndryshe, nuk mund të them jo. Mendoj se duhet të fokusohemi në gjërat që, ndërkohë që ne negocionim dhe prisnim dy vitet e fundit për të kapërcyer disi bllokadën bullgare, disa gjëra nuk shkuan mirë këtu, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit dhe luftë kundër korrupsionit të lartë”, tha presidenti Pendarovski.

Të fundit