Pendarovski dekretoi ligjet të cilat i miratoi Kuvendi – Tv Koha
Maqedoni

Pendarovski dekretoi ligjet të cilat i miratoi Kuvendi

Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski, sot pasdite i nënshkroi Dekretet për shpallje të disa ligjeve të cilët u miratuan nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Pendarovski i nënshkroi Dekretet e Ligjit për persona të paevidentuar në librin amë të të lindurve; Ligjit për ndryshim dhe plotësim të Kodit zgjedhor; Ligjit për prokurorinë Publike; Ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për Këshillin e prokurorëve publik; Ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për mbrojtje; Ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për Inspektorat për përdorim të gjuhëve; Ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për shërbime audio dhe audiovizuale mediale; Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale; Ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për gjelbërim urbam; Ligjit për menaxhim me lëvizjen e lëndëve nëpër gjykata.

Lidhur kërkesën e VMRO-DPMNE-së që Pendarovski të mos e nënshkruajë Ligjin për Prokurorinë Publike, nga kabineti i presidentit nënvizojn se në pajtueshmëri me nenin 75 nga Kushtetuta “Presidenti është i obliguar që ta nënshkruajë dekretin, në qoftë se sipas Kushtetutës, ligji miratohet me dy të tretën e shumicës nga numri i përgjithshëm i deputetëve”, ndërsa Ligji për Prokurorinë Publike bën pjesë tek këto ligje.

Nga kabineti i presidentit informojnë se për ankesa eventuale lidhur me kushtetutshmërinë e ndonjë ligji, çdo qytetar mund të parashtrojë iniciativë deri tek Gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë së Veriut si organ kompetent shtetëror.

Related posts

Edhe një person nga tragjedia në Rramanli ka humbur jetën

Televizioni Koha

BDI, kundër Ligjit për Mbrojtje Sociale

Televizioni Koha

Maqedoni e Veriut/Laboratoret në tre ndërrime për testime, pas shtimit të rasteve me COVID-19

Televizioni Koha

Leave a Comment