25/04/2024
8.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Pendarovski: Digjitalizimi, faktor për t’u zhvilluar në kohë krize

Transformimi digjital, inovacionet, janë e ardhmja e kompanive dhe ekonomisë në përgjithësi, tha presidenti Pendarovski në konferencën “Lidhja e bizneseve me inovacionin dhe zhvillimin teknologjik nëpërmjet arsimit dhe politikave arsimore”. Pendarovski apeloi deri te të gjithë partitë politike për të ndërtuar konsensus të përbashkët rreth krijimit të ambientit për inovacione, për shkak se kjo është interes vital kombëtar për vendin.
“Pyetja është si të sigurojmë zhvillim në kohë të pasigurisë. Përgjigja është te ekosistemet digjitale dhe inovative. Vetëm ashtu do të jemi më rezistent ndaj rreziqeve. Në këtë strategji, shteti duhet të ketë rol të trefishtë. E para të ndërtojë arsim modern të përshtatur me trendet botërore dhe kërkesat e tregut të punës. Pastaj, duhet të rregullojë kuadrin në të cilin do të funksionojnë ato ekosisteme me rregulla të qarta dhe duhet të krijojë kushtet e nevojshme që ekosistemet të gjenerojnë fitime për investitorët.”, – deklaroi presidenti, Stevo Pendarovski.
Bytyqi: Investimi në digjitalizim gjeneron vetëm përfitime
Teknologjitë e reja, rreziqet ekonomike, paqëndrueshmëria gjeopolitike dhe ndryshimet klimatike janë disa nga mega trendet që po ndryshojnë botën. Ky ritëm i ndryshimeve kërkon një qasje krejtësisht të ndryshme nga ajo konvencionale.
“Qëllimet e dekadës digjitale evropiane për kualifikimin digjital të popullatës dhe profesionistëve, për infrastruktura digjitale të sigurta dhe të qëndrueshme, për transformim digjital të bizneseve, për digjitalizim të shërbimeve janë gjëra që nuk thonë asgjë tjetër, veçse përmirësim i aftësive të tyre që të vijnë deri te vendet më të paguara të punës dhe me atë deri në një standard më të mirë të jetesës.”, – theksoi zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi.
Për të arritur nivelin e vendeve perëndimore, Maqedonia e Veriut duhet të gjenerojë rritje dy apo trefish më të madhe se vendet evropiane, tha njëri ndër themeluesit  e “Maqedonia 2025”, Majk Zafirovski.  Me këtë rast u tha se vendi është në proces të krijimit të një Strategjie Zhvillimore për 20 vitet e ardhshme, përmes së cilës do të zgjerojmë horizontet që mundësojnë ide kreative.
ERSAN PAJAZITI 

Të fundit