23/04/2024
7.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Pendarovski: Këshilli për Siguri të enjten do të vendosë për vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme

Presidenti Stevo Pendarovski është i mendimit se duhet të vazhdohet edhe për 30 ditë gjendje e jashtëzakonshme. Megjithatë vendimi do të merret të enjten në Këshillin për Siguri kur do të kalojnë 30 ditët e para që nga shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme.

“Mundësitë janë të mëdha që të shpallen 30 ditë të reja me gjendje të jashtëzakonshme”, shprehet Pendarovski.

Ai mbështet shpallje e gjendjes së jashtëzakonshme në 30 ditët e ardhshme për shkak të pandemisë së virusit.

Pendarovski vizitoi njësitë ushtarake në kazermën ‘Kuzman Josifovski Pitu’ në Tetovë si dhe shtabin lokal të krizës në Komunën e Tetovës.

“Puna kryesore është se si të bëjnë sinkronizim mes vetëqeverisjes lokale dhe armatës, pjesëtarët e të cilës kanë detyra të posaçme në gjendje krize si në Dibër dhe Zhupë ku eskaloi situata”, thotë Pendarovski./Telegrafi/

Të fundit