26/11/2022
9.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Pendarovski në Bullgari do të takohet me Radevin dhe Ursula von der Leyen

Presidenti Stevo Pendarovski, me ftesë të Presidentit të Republikës së Bullgarisë, Rumen Radev, sot do të marrë pjesë në ceremoninë në Sofje me rastin e fillimit të punës komerciale të interkonjeksionit të gazit Greqi – Bullgari.

Në ceremoninë e cila do të mbahet në Pallatin Kombëtar të Kulturës në Sofje, do të marrin pjesë edhe kryetarja e KE-së, Ursula von der Leyen, presidenti i Republikës së Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis, Nikolae-Ionel Chouka kryeministër i Rumanisë dhe Aleksandar Vuçiq, president i Republikës së Serbisë.

Presidenti Pendarovski do të ketë takime me presidentin e Republikës së Bullgarisë, Rumen Radev dhe me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Në kuadër të vizitës së tij në Republikën e Bullgarisë, presidenti Pendarovski do të vendosë lule në autostradën “Struma” në vendin e aksidentit tragjik të autobusit, ku më 23 nëntor 2021 humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut./Telegrafi/

Të fundit