20/04/2024
3.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Pendarovski nesër do t’i bëjë të ditura qëndrimet për gjendjen e jashtëzakonshme, për takimin e liderëve dhe për zgjedhjet

Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski nesër në orët e paradites do të ketë paraqitje në të cilën do t’i bëjë të ditura qëndrimet e tij në lidhje me gjendjen e jashtëzakonshme, mbajtjen e takimit të ri të liderëve, si dhe për mbajtjen e zgjedhjeve.

Nga Kabineti i presidentit për MIA-n theksojnë se ai në paraqitjen e tij të nesërme do t’iu përgjigjet shumë pyetjeve të cilat këto ditë u hapën në publik, ndërsa kanë të bëjnë me gjendjen në vend në lidhje me krizën me virusin korona gjegjësisht a do të ketë mbledhje të Këshillit të Sigurisë dhe gjendje të re të jashtëzakonshme, që gjithashtu ka lidhje me mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Nuk ka përgjigje se a do të ketë takim të ri të liderëve për datën e zgjedhjeve, kjo do të dihet në paraqitjen e nesërme të Pendarovskit, pas së cilës duhet të jetë më e qartë se si do të funksionojë shteti në të ardhmen dhe cilat hapa do të ndërmerren edhe nga ana e partive në pushtet LSDM dhe BDI dhe nga opozita. Deri më tani nuk ka konsensus për datën për zgjedhjet parlamentare.

Burime të partisë për MIA-n thonë se deri sot nuk ka pasur iniciativë për edhe një takim të liderëve te shefi i shtetit.

Presidenti Pendarovski, gjendjen e fundit të jashtëzakonshme prej 14 ditëve, e cila duhej të ndihmonte për realizimin e masave për menaxhim me krizën korona, e shpalli më 30 maj, ndërsa ajo përfundon të shtunën më 12 qershor. fc/

Të fundit