19/04/2024
4.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Pendarovski: Për ne nuk ekziston alternativë më të mirë sesa integrimi në BE

Presidenti Stevo Pendarovski në një intervistë për “Al Jazeera Balkans” ka deklaruar se për ne nuk ekziston alternativë më të mirë se ajo e integrimit në BE dhe për këtë arsye të gjitha opsionet për partneritet strategjik ose special janë të pamundura dhe jo të pranueshme, transmeton Zhurnal.

“Alternativa ka sa të duash, opsione sa të duani, por më efikase për ne në këtë lokacion gjeografik të Ballkanit me këtë strukturë heterogjene të popullatës nuk ekziston. Këtë e tregojnë të gjitha analizat objektive dhe reale. U përmend se ne jemi pjesë e ndonjë fqinjësie. Fqinjësi në raport të BE-së është kategori tjetër, komplet status ndryshe të shteteve. Fqinjë të BE-së janë shtetet qendrore aziatike ose shtetet afrikane veriore. Ne nuk jemi fqinjë, ne jemi edhe gjeografikisht por edhe institucionalisht pjesë e Evropës. A do të jemi anëtar dhe kur do të jemi, varet nga përmbushja e kriteriumeve. Por ne nuk jemi fqinjë, i gjithë Ballkani Perendimorë nuk është trajtuar si fqinjë i BE-së, por si pjesë e BE-së”, ka deklaruar Pendarovski.

Të fundit