29/03/2024
14.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Pendarovski për regjistrimin: Të mos ndezim zjarr me agjenda të fshehura, sepse na duhet operacion statistikor pa përzierje politike

Jo kontestuese është se në Ballkan, për fat të keq në vend të statistikor, operacioni është politik, por ejani të takohemi, porosit presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski në një intervistë për MIA-n.

“E kuptoj, beteja për pushtet është legjitime, legjitime është beteja për politika më të mira, legjitime është politika e opozitës për ta kritikuar qeverinë, edhe pse nuk mendoj se kabineti këtu është vetëm njëqind për qind në njërën anë të opozitës, por do të doja t’i shihja propozime konstruktive të opozitës lidhur me regjistrimin që do të pranohen. Pse jo, tha presidenti i shtetit.

Shtoi se në këto hapësira regjistrimi lidhet për operacion politik sepse ende të drejtat e njeriut, në terminologjinë ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, shihen para së gjithash përmes prizmit kombëtar, për çka na duhet një operacion statistikor pa ndërhyrje politike.

“Na duhen deklarata konkrete se edhe pas ndërrimit të qeverisë askush nuk ka ndërmend të ndryshojë Kushtetutën, t’ua marrë të drejtat etj. Një deklaratë të tillë deri më tani, ne nuk kemi nga disa aktorë të rëndësishëm të skenës politike, para së gjithash mendoj në opozitën”, vëri në dukje Pendarovski në intervistën për MIA-s.

Shefi i shtetit theksoi se nuk ekziston terminologji politike e cila e përdor termin bojkot të regjistrimit, rezultatet mund të mos njihen, por nuk ekziston shprehje për të thirrur qytetarët të bojkotojnë regjistrimin.

“Pra, nëse ju tentoni me një retorikë të thoni ne nuk jemi aq sa regjistrimi do të tregojë nesër, dhe për këtë arsye keni një agjendë të fshehur politike, atëherë është e drejtë ta thoni paraprakisht dhe jo pas regjistrimit. Përndryshe, ju siguroj se nuk ka terminologji politike e cila e përdor termin bojkot të regjistrimit. Nuk ekziston. Ju mund të mos i njihni rezultatet, kjo është e legjitime, por nuk ka asnjë shprehje, ne do t’u bëjmë thirrje qytetarëve të bojkotojnë regjistrimin. Unë kurrë nuk kam dëgjuar që një gjë e tillë të ndodhë në politikën evropiane. Unë dua që ne të dalim me pikëpamje të qarta se ne me të vërtetë dëshirojmë që kjo të jetë, jo sepse duam të fshehim ndonjë agjendë tjetër nëse ekziston një agjendë e fshehur. Prandaj nuk mendoj se duhet të ndezim më shumë zjarre se ato që kemi tashmë me vite të tëra, para së gjithash në sferën ekonomike sociale vite në të cilën është e vështirë të jetosh, sfera demografike në të cilën largohen shumë të rinj dhe ende na mungon për të krijuar një problem atje ku nuk ekziston!”, tha presidenti Stevo Pendarovski në intervistën për MIA, të cilën në tërësi do ta emetojmë nesër.

Të fundit