24/04/2024
8.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Pendarovski: Personat që shkaktuan incidente në protesta, të arrestohen dhe sanksionohen

Presidenti Stevo Pendarovski përmes një shkrimi në rrjetet sociale ka dënuar dhunën në protestat e mbrëmshme si dhe incidentin pranë Sheshit Skënderbeu.

Pendarovski thotë se është e papranueshme përdorimi i dhunës dhe nxitja e dhunës për qëllime politike dhe se nuk ka asgjë më të rëndësishme se paqja dhe siguria e të gjithë qytetarëve.

“U bëj apel të gjithë organizatorëve të protestave, të cilat po mbahen këto ditë në Maqedoninë e Veriut të ndërmarrin përgjegjësi dhe të drejtën e tyre demokratike që të protestojnë të vazhdojnë ta praktikojnë me dinjitet dhe pa dhunë. Njëkohësisht e gjykoj rreptësishtë mbajtjen dhe përdorimin e armës së zjarrit nga civilët dhe qytetarët në vend, të cilët nuk janë përfaqësues të organeve të sigurisë. Dje policia kishte një reagim në kohë i cili parandaloi përplasje më të mëdha. Pres që të gjithë personat të cilët u involuan mbrëmë në këtë incident të arrestohen dhe të sanksionohen përkatësisht në afatin sa më të shkurtër të mundshëm”, ka shkruar mes tjerash Pendarovski.

Protestat e mbrëmshme eskaluan në fyerje, gjuajtje dhe gurë dhe demolime të disa pronave private.

Të fundit