29/03/2024
14.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Pendarovski, Petrovska dhe Osmani në Samitin e NATO-s në Madrid

Në Samitin e NATO-s në Madrid sot dhe nesër do të marrë pjesë një delegacion shtetëror i udhëhequr nga presidenti Stevo Pendarovski. Në delegacionin shtetëror janë ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska dhe ministri i Jashtëm Bujar Osmani, transmeton Portalb.mk.

Dje, presidenti Pendarovski, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Elizabeta Gjorgievska, mori pjesë në një darkë solemne të organizuar nga mbreti i Spanjës, N.V Felipi VI dhe gruaja e tij Mbretëresha Letizia. II, për nder të liderëve të vendeve anëtare të NATO-s pjesëmarrës në Samit.

Sot dhe nesër, presidenti Pendarovski do të marrë pjesë në takimet e Këshillit transatlantik, që do të mbahet në nivel të shefave të shteteve dhe qeverise.

Presidenti Pendarovski i shoqëruar nga bashkëshortja e tij sot do të marrin pjesë në një darkë joformale transatlantike në nivel të kryetarëve të shteteve dhe qeverive, të organizuar nga kryeministri spanjoll Pedro Sanchez.

Në kuadër të Samitit të NATO-s, presidenti Pendarovski po zhvillon disa takime bilaterale.

Samiti i NATO-s në Madrid adreson sfida urgjente të sigurisë së sotme dhe të së ardhmes. Takimet e liderëve të Këshillit veriatlantik janë planifikuar të fokusohen në miratimin e Konceptit të ri Strategjik, ndërtimin e kapaciteteve të mbrojtjes, ndarjen e barrës dhe furnizimin e burimeve, mbështetjen për Ukrainën dhe partneritete të tjera.

Të fundit