26/11/2022
9.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Pendarovski pret ndihmën e KE-së për krizën energjetike | VIDEO

Presidenti, Stevo Pendarovski, gjatë fjalimit të tij të mbajtur në ceremoninë e lëshimit të interkonektorit të gazit mes Greqisë dhe Bullgarisë, ka kërkuar ndihmë më të madhe nga Bashkimi Evropian në përballjen me krizën energjetike që paralajmërohet gjatë këtij dimri. Pendarovski theksoi nevojën e një solidariteti më të madh evropian, duke theksuar se, solidariteti panevropian në vepër mund t’i zbusë efektet e euroskepticizmit të akumuluar.

“Qytetarët tanë presin më pak retorikë dhe mbështetje më konkrete. Në rrethana të këtilla, mënyra më e mirë e zbutjes së pasojave negative ndaj ekonomive tona është që Bashkimi Evropian të përmirësojë qasjen tonë në mekanizmat e saja, fondet dhe instrumentet për menaxhim me kriza”, deklaroi Stevo Pendarovski, president i Maqedonisw sw Veriut.

Pendarvski vlerësoi se lëshimi i këtij projekti është një ngjarje e rëndësishme sepse, ndodh në një moment kyç, kur rajoni ynë dhe kontinenti përballet me një dimër të vështirë, rritje të inflacionit dhe papunësi të madhe.

“Është e qartë se, sa më të ndërlidhur të jemi mes veti, aq më rezistues do të jemi ndaj sfidave energjetike të çfarëdo lloji. Maqedonia e Veriut duhet të bëhet pjesë e këtij rrejti për gaz natyror, që të sigurojë zhvillim të qëndrueshme për nevojat e bizneseve dhe amvisërive. Prandaj, ne jemi të gatshëm t’i bëjmë të gjitha hapat e nevojshëm në atë drejtim” deklaroi Stevo Pendarovski, president i Maqedonisw sw Veriut.

Në kuadër të qëndrimit të tij në Sofje, Pendarovski ka realizuar takim me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula fon der Leyen, me të cilën kanë diskutuar për krizën aktuale energjetike. Në këtë takim, Pendarovski ka thënë se pret ndihmën e Komisionit Evropian në kontekst të solidaritet evropian në ballafaqim me krizën energjetike. Dy bashkëbiseduesit folën edhe për rrjedhën e procesit të skriningut, ku Pendarovski theksoi se, vendi është i gatshëm t’i realizojë reformat e nevojshme në fushat kyçe, si pjesë e procesit të anëtarësimit.

Të fundit