18/04/2024
5.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Pendarovski: T’i dyfishojmë përpjekjet kombëtare për zhvillim më të fuqishëm ekonomik dhe social

Kriza ekonomike e shkaktuar nga pandemia dhe agresioni rus ndaj Ukrainës sollën tronditje të çmimeve dhe rritje të kostos së jetesës në Evropë dhe në botë. Ne renditemi lartë në lidhje me vdekshmërinë nga kovid-19, ndotja e ajrit është një problem kronik dhe ne kemi rezultate të dobëta në arsim dhe edukimin mediatik. Ne duhet të dyfishojmë përpjekjet tona kombëtare për të arritur një zhvillim më të fuqishëm ekonomik dhe social, beson presidenti Stevo Pendarovski.

Në fjalimin e tij gjatë prezantimit të sotëm të Raportit të Zhvillimit Njerëzor 2021/2022 të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), ai tha se gjysma e vendeve në rajonin e Evropës Juglindore kanë zhvillim njerëzor shumë të lartë dhe gjysma tjetër me zhvillim të lartë njerëzor. Ne, siç shtoi ai, jemi në fund të grupit të dytë.

“Kjo nuk duhet të na habisë nëse kemi parasysh se në segmentin e shëndetësisë jemi shumë të renditur për sa i përket vdekshmërisë nga kovid-19, ndotja e ajrit është një problem kronik për ne dhe kemi rezultate të dobëta edhe në testimin PISA. Ne renditemi poshtë edhe për sa i përket edukimit mediatik. Për shembull, Finlanda, e cila është shteti evropian i renditur më mirë, ka pesë herë më shumë pikë të eduikimit mediatik se ne, tha Pendarovski.

Sipas presidentit, pa kujdes adekuat shëndetësor, arsim cilësor dhe edukim mediatik, është e vështirë të pritet një standard i lartë jetese.

“Shumica e arsyeve për këto kushte janë të jashtme dhe thjesht nuk varen nga ne – ndryshimet klimatike, tensionet gjeopolitike, krizat ekonomike, energjetike dhe shëndetësore janë goditje globale që ngadalësojnë progresin. Por përveç ndikimeve të jashtme, zhvillimi ynë nuk ka një ritëm të kënaqshëm dhe si pasojë e një sërë faktorësh të brendshëm, tha presidenti.

Ai përmendi se jemi dëshmitarë të një historie disa dekadash të reformave të nisura dhe të pa përfunduara, si dhe korrupsionit, klientelizmit dhe ekonomisë gri, të cilat gërryejnë besimin e qytetarëve tek institucionet.

Pothuajse, siç tha ai, çdo qeveri që nga pavarësia e deri më sot ka trashëguar dhe ka lënë dobësi sistematike të grumbulluara.

“Ky raport nuk duhet t’i nënshtrohet interpretimeve politike ditore, sepse çdo gjeneratë e lidershipit politik mban një pjesë më të madhe ose më të vogël të përgjegjësisë për këto situata. Nuk duhet të jetë çudi që në një kontekst të tillë ekzistojnë të gjitha parakushtet për ngritjen e pesimizmit evropian, populizmit dhe tendencave autoritare, tha Pendarovski.

Sipas presidentit, raporti konfirmon një tjetër prirje shqetësuese. Siç theksoi ai, megjithëse hendeku i pabarazisë po ngushtohet mes vendeve, fatkeqësisht po zgjerohet brenda vetë vendeve.

Zakonisht, vuri në dukje ai, çmimin më të lartë e paguajnë më të varfërit, të cilët janë më të cenuarit në kohë krize.

“Indeksi i PNUD-it vë në pah pikat kritike në të cilat duhet të fokusohemi për të kompensuar vitet e humbura dhe për të arritur një nivel më të lartë zhvillimi. Për të arritur qëllimin për një nivel më të lartë të zhvillimit njerëzor për të gjithë qytetarët e Maqedonisë, nevojiten tri gjëra – e para, ballafaqimi me realitetin, së dyti, shqyrtimi i zgjidhjeve dhe së treti, vullneti politik për të bërë ndryshimet e nevojshme, sipas presidentit.

“Sipas Pendarovskit, dokumentet strategjike zhvillimore na ofrojnë zgjidhje, ndërsa negociatat e filluara për anëtarësim në BE do të thotë një motiv shtesë për reforma thelbësore.

“Integrimi evropian ka një potencial unik për të qenë një katalizator për transformimin e thellë të të gjitha shtresave të shoqërisë. Ndonëse barrën e shumicës së detyrimeve e kemi mbi ne, vetëkuptohet se edhe BE-ja e ka obligim që të përfshihet shumë më aktivisht në këtë proces. Pavarësisht se së bashku me pjesën tjetër të Evropës dhe botës po kalojmë një periudhë pasigurie të madhe, ne duhet të dyfishojmë përpjekjet tona kombëtare për një zhvillim më të fortë ekonomik dhe social për besim më të madh të qytetarëve tek institucionet dhe emigracion në mënyrë drastike të të rinjve. Qëllimi përfundimtar është të ndërtohet një shoqëri me shanse të barabarta për sukses për të gjithë anëtarët e saj, shtoi Pendarovski.

Të fundit