25/04/2024
6.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Për 17 vjet kanë qenë shoqe të pandara, më pas e kuptuan që janë motra: Historia e amerikaneve që “pushtoi” mediet botërore

Ashley Thomas, 29-vjeçe, dhe Toya Wimberly, 31, nga SHBA-ja kanë qenë shoqe të pandara për 17 vjet para se të konstatohej se ato në fakt janë motra, më saktësisht gjysmë motra – pasi kanë prindin e përbashkët.

Ato ishin njohur në shkollën e mesme dhe prej atëherë filluan të shoqërohen. Por se kanë babanë e njëjtë, krejt rastësisht e kanë zbuluar pasi një mikeshë e nënës së Ashley komentoi fotografinë e Toya të shkrepur gjatë ahengut të fejesës.

Në fotografi shihet Kenneth Wimberly, 48-vjeç me të cilin e ëma e Ashley ka qenë në lidhje për një kohë të shkurtër. Ajo i tha se e ëma e saj në rini për një kohë të shkurtër ka qenë në lidhje me Kennethin.

Më pas Ashley ia tregoi fotografitë e nënës së saj Kennethit, dhe ai e konfirmoi se kanë qenë në lidhje kur ishin të rinj. Aty Toya i kërkoi babait të saj të bëjë analizat e ADN-së që treguan se ai është babai biologjik i Ashley.

“Kur më tha se ai është babai im, e kam pasur shumë të vështirë ta pranoj”, ka deklaruar Ashley.

Ndërkaq, e ëma e saj që ka ndërruar jetë 11 vjet më parë, kurrë nuk i kishte thënë se kishte mbetur shtatzënë me të dhe se më vonë kishte filluar një lidhje tjetër.

“Jam i lumtur që Ashley është bija ime, ajo tani është anëtare e familjes. Ka qenë vullneti i Zotit”, tha Kenneth.Kosova Sot.

blob:https://www.youtube.com/db2b085a-1908-45d7-a656-e2b7de5080d4

Të fundit