20/04/2024
3.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Për 24 orë në Serbi janë pranuar 227 pacientë me pneumoni, punonjësit shëndetësorë të shqetësuar

Ministri serb i Shëndetësisë, Zllatibor Lonçar deklaroi sot se për 24 orë për trajtim spitalor janë pranuar 227 pacientë me pneumoni.

Ai për TV Pink deklaroi se aktualisht në Serbi janë rreth 4.000 pacientë që janë pozitivë në Kovid-19 ose kanë simptoma të koronavirusit, dhe priten rezultate.

Si pjesë e masave të reja në Tutin, Sjenicë dhe Novi Pazar, ushtria serbe do t’i dezinfektojë rrugët dhe institucionet shëndetësore.

Ndërkohë, zëvendësdrejtoresha e Qendrës Klinike për Sëmundje Infektive dhe Tropikale në Qendrën Klinike të Serbisë, Ivana Millosheviq, deklaroi se në spitalet në Beograd në 24 orët e fundit janë pranuar 144 pacientë, dhe shtoi se punonjësit shëndetësorë për herë parë janë shqetësuar seriozisht.

Ajo për RTS-së deklaroi se në 24 orët e fundit janë ekzaminuar 320 pacientë, ndërsa gjatë natës rreth 100.

Millosheviq shtoi se punonjësit shëndetësore janë gjithashtu të shqetësuar për fluksin e madh në spitale në të gjithë Serbinë, sepse me fluksin e tanishëm të pacientëve, nuk do të mund të kujdesen për të gjithë njerëzit. ls/shk/

Të fundit