28/03/2024
14.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Për 24 orë në vend 318 persona të rinj në izolim dhe vetëizolim

Gjatë 24 orëve të fundit në territorin e vendit tonë 101 personave u është dhënë vendimi për izolim, ndërsa 217 persona kanë nënshkruar deklaratë për vetëizolim.

Siç kumtoi MPB, policët gjatë kryerjes së kontrollit ndaj personave në izolim dhe vetëizolim, kanë konstatuar se në dy raste të ndryshme, dy persona që kanë qenë në vetëizolim nuk kanë qenë në shtëpi.

Lidhur me ndalesën e lëvizjes gjatë 24 orëve të fundit është evidentuar se në nivel të shtetit 46 persona nuk e kanë respektuar ndalesën e lëvizjes, janë arrestuar 17 persona, ndërsa për personat tjerë janë përgatitur procesverbale. .

Të fundit