24/04/2024
14.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Për 7 vite, 1 726 mjek janë larguar nga Maqedonia

Nga viti 2010 në vitin 2017 janë larguar nga Maqedonia 1 726 mjekë, me arsim të përgjithshëm ose me specializime pasuniversitare, sipas të dhënave nga Forumi Ekonomik Ndërkombëtar i Vjenës.

Ekspertët e Vjenës analizojnë se pandemia Covid-19 do të nxisë edhe më shumë emigrimin e trupës mjekësore nga vendet në Zhvillim dhe Europa Lindore drejt Perëndimit, pasi pandemia Covid nxori në pah se sistemet shëndetësore në vendet e zhvilluara kishin mangësi.

Nevojat më të larta për mjekë në perëndim bashkë me pagat e ulëta të mjekeve në lindje do të nxisin edhe më tej emigrimin e mjekëve nga Maqedonia dhe vendet tjera të rajonit, duke e dobësuar edhe më shumë aftësinë e sistemit tonë shëndetësor për të ofruar shërbime mjekësore cilësore.

SHBA, Gjermania, Serbia, Slovenia dhe Franca janë vendet e preferuara të emigrimit për mjekët nga Maqedonia.

Akti i Migracionit të Aftësuar, i cili u miratuar në Parlamentin Gjerman vitin e kaluar ja hyrë në fuqi në mars 2020 dhe synon të lehtësojë hyrjen në tregun e punës dhe punësimin e profesionistëve me kualifikim të lartë me origjinë nga vendet jashtë BE-së.
Lehtësimi i procedurave nga Gjermania mund të nxisë më tej emigracionit drejt këtij vendi.

Të fundit