20/04/2024
3.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Për dalje në Bogorodicë dhe Tabanoc pritet gjysmë ore

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerë nëpër rrugë të thata me intensitet të rritur në akset rrugore jashtë mjediseve urbane.

Në vendkalimet kufitare Bogorodicë dhe Tabanoc për dalje nga vendi pritja është rreth 30 minuta. Në vendkalimet tjera kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar, respektimin e sinjaleve të përcaktuara të komunikacionit e veçanërisht drejtim të automjetit me kujdes, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për pjesët rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Të fundit