24/04/2024
10.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Për Edi Ramën dhe Ali Ahmetin: Dilni nga “Ballkani i Hapur” i Serbisë së ministrit të Millosheviçit e ndihmojeni Kosovën

Shkruan Ekrem Krasniqi, Bruksel

Në momentet kur Serbia e Aleksandar Vuçiçit është duke sulmuar sovranitetin e Kosovës dhe presioneve të rrepta ndaj Kosovës për ta shndërruar atë në një Bosnjë e Hercegovinë të paralizuar, minimumi që Edi Rama dhe Ali Ahmeti mund dhe duhet që të bëjnë në mbështetje të Kosovës është që të dalin pa vonesë nga “Ballkani i Hapur” i Serbisë së ish-ministrit të Sllobodan Millosheviqit e që të përqendrohen 100% tek “Procesi i Berlinit” i udhëhequr nga Gjermania bashkë me Bashkimin Evropian.

Kosova ka nevojë për ndihmën e Shqipërisë dhe shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut tash në këto momente.

Dalja e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut nga projektet e maskuara të Vuçiçit do të ishte porosia më e duhur, pikërisht në këto momente, se Kosova nuk është e vetmuar, të paktën jo nga Tirana dhe Shkupi.

Mbështetja e sovranitetit të Kosovës, nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, dhe solidariteti me Kosovën të cilën të dy shtetet në fjalë e kanë njohur për të pavarur dhe sovrane dhe respektimi i këtyre njohjeve nga Tirana dhe Shkupi prej sulmeve të Serbisë së Vuçiçit kërkojnë vepra konkrete nga Tirana (Edi Rama ) dhe Shkupi (Ali Ahmeti) e jo heshtje, dhe sidomos jo projekte të përbashkëta të tyre me Aleksandar Vuçiçin dhe të kontrolluara e dominuara nga Serbia agresive e tij.

Prandaj, Edi dhe Ali, té paktén dilni nga kthetra “Ballkani i Hapur” e/i Vuçiçit dhe ndihmojeni Kosovën TASH.

(Autori është themelues i agjencisë së lajmeve dtt-net.com në gjuhën angleze për Ballkan dhe BE)zhurnal.mk

Të fundit