29/03/2024
18.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Për një javë trefishohet numri i të prekurve nga gripi | VIDEO

583 raste të reja me grip janë regjistruar gjatë javës së dytë të Janarit, numër ky i cili është për gati tre herë më i lartë në krahasim me javën e parë të 2020-tës. Raporti javor i Institutit të Shëndetit Publik tregon se edhe javën që lamë pas moshat më të prekura nga gripi janë ato të moshës nga 15 deri 64 vjeçare, ndërkaq qyteti i Dibrës ka regjistruar më shumë raste. Gripi gjithsej është përhapur në 23 komuna të shtetit.

 ” Në pesë komunat të cilat konsiderohen si njësitë lajmëruese, para së gjithash Gostivari dhe Strumica si dhe Dibra, Sveti Nikolla dhe Radovishi ku aktiviteti i virusit të gripit e ka kaluar nivelin e kufirit sezonal. Ata ndodhen në aktivitetin sezonal të gripit derisa Gostivari dhe Strumica kanë hyrë në fazën mesatarisht të lartë sa i përket intensitetit e aktivitetit të virusit të gripit. Pasi që në 23 komuna të vendit janë regjistruar raste me grip mund të themi se gripi është shtrirë në më shumë se 50% të shtetit” thonë nga  Instituti i Shëndetit Publik, transmeton Televizioni Koha.

Ndërkaq mjeku në repartin e sëmundjeve infektive në Spitalin e Tetovës  Borçe Zafirovski thotë se është I ulët interesimi I qytetarëve të Tetovës që të vaksinohen, ndërsa nga ana tjetër shihet një rritje numri I të prekurve nga gripi.

“ Në Tetovë shihet prania e madhe e virusit sezonal të gripit, ndërsa është kemi një interesim mjaft të ulët të qytetarëve që marrin vaksinën kundër gripit sidomos fëmijët dhe më të moshuarit.Ndërkaq, me fillimin e  vityit shkollor apelohet që të shtohet kujdesi nëpër shkolla dhe fëmijët me grip të mos ndjekin procesin arsimor kurse ata që nuk kanë marrë vaksinën të njejtën ta bëjnë sa më shpejt”, tha Zafirovski, transmeton Televizioni Koha.

Rreth 15.000 qytetarë deri më tani janë vaksinuar kundër gripit me vaksina komerciale, ndërsa vaksina pa pagesë, kanë pranuar mbi 27.000 qytetarë të kategorisë së rrezikuar. Në nivel të Evropës përhapja e gripit për këtë vit ka filluar më herët krahasuar me vitet paraprake. /Tv Koha/

Nevrij Ademi – Tv Koha

 

Të fundit