07/10/2024
8.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Për një muaj, 700 raste të lisë së dhenve

Sëmundja infektive akute më e shpeshtë e regjistruar është lija e dhenve, me gjithsej 700 raste të regjistruara që përbëjnë 78.7% të numrit të përgjithshëm të sëmurëve në muaj, dhe futet në grupin e dhjetë sëmundjeve infektive më të shpeshta për këtë muaj duke zënë 79.2%

Derisa në nëntor kishte vetëm 202 raste të raportuara të gripit, gjatë muajit shkurt në Maqedoninë e Veriut ky numër arriti në 3.087 raste të raportuara. Këtë e ka bërë të ditur raporti i Departamentit për Sëmundje Infektive në Institutin e Shëndetit Publik i cili iu referohet sëmundjeve akute infektive, dhe që sipas të cilit në muajin shkurt sëmundja akute infektive më e shpeshtë ka qenë lija e dhenve me gjithsej 700 raste të raportuara. Duke përjashtuar Covid19, tuberkuloz, grip, AIDS, AFR, dhe bartës kronik të hepatitit B dhe C dhe HIV, gjatë muajit shkurt në vend janë raportuar 890 të sëmurë me sëmundje infektive akute.

“Në sezonin 2022/2023 numri i përgjithshëm i rasteve me grip, ose sëmundje të ngjashme me gripin është 8.193, ndërsa sëmundjet më të shpeshta që përbëjnë 91% të numrit të përgjithshëm që njëkohësisht përbëjnë 91.6% nga dhjetë sëmundjet akute infektive më të shpeshta të raportuara gjatë muajit shkurt, janë lija e deleve dhe enterekoliti”, thuhet në raport.

Siç edhe thuhet, në pajtueshmëri me raportin e Flu News Evrope, aktiviteti i gripit në të gjithë rajonin evropian vazhdon të rritet dhe ka shfaqur aktivitet sezonal më të hershëm krahasuar me periudhën para pandemisë. “Vendet përballen me qarkullim të viruseve të gripit. Viruset e tipit A dhe B janë zbuluar”, thuhet në njoftimin e ISHP-s. Përndryshe, sëmundja infektive akute më e shpeshtë e regjistruar është lija e deleve, me gjithsej 700 raste të regjistruara që përbëjnë 78.7% të numrit të përgjithshëm të sëmurëve në muaj, dhe futet në grupin e dhjetë sëmundjeve infektive më të shpeshta për këtë muaj duke zënë 79.2%.

Në grupin e infeksioneve që janë të transmetuara seksualisht dhe me anë të gjakut (HIV/AIDS) janë të regjistruar 9 të sëmurë, dhe janë të raportuara 4 raste me hepatit B viral, 2 me klamidia, dhe nga një rast me hepatit viral C, sifiliz, dhe gonorre. Në grupin e sëmundjeve tjera infektive akute në muajin shkurt janë regjistruar 19 raste, nga të cilat 18 me zgjebe dhe 1 rast me hepatit viral të paspecifikuar. Gjatë muajit shkurt janë raportuar edhe 2 raste të reja me HIV/AIDS. Të dy personat e raportuar janë të gjinisë mashkullore, njëri nga Shkupi dhe tjetri nga Berova. (koha.mk)

Të fundit