20/04/2024
5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Për një muaj janë ngritur 64 padi penale për mosrespektim të masave, por edhe zvogëlim të krimit në rajonin e Tetovës

Për një muaj, aq sa zgjat lëvizja e kufizuar e qytetarëve, SPB Tetovë ka dorëzuar 64 padi penale me të cilat janë përfshirë 79 persona të dyshuar se kanë bërë vepër penale “mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë”, informojnë sot nga policia e Tetovës. Ndryshe, në periudhën e fundit 24 orëshe janë zbuluar tetë persona të cilët nuk e kanë respektuar, përkatësisht e kanë shkelur vendimin e lëvizjes së kufizuar, për shkak të së cilës janë privuar nga liria.

Nga ana tjetër, policia e Tetovës shënon zvogëlim të dukshëm të krimit të tërësishëm në kohën e sjelljes dhe implementimit praktik të vendimeve për lëvizje të kufizuar të qytetarëve, si dhe të më shumë masave parandaluese shëndetësore dhe të tjera për parandalim të përhapjes, përkatësisht për ballafaqim me koronavirusin.

“Në rajonin të cilin e mbulon SPB Tetovë shënon zvogëlim, përafërsisht për 50 dhe më shumë për qind. Kjo, veçanërisht ka të bëjë me krimin e ashtuquajtur klasik (grabitje, vjedhje të rënda), rajon në të cilin shifra kumulative në këtë periudhë disa herë është më e vogël nga ajo paraprake. Ajo që është karakteristike është se shumica e grabitjeve janë me dëm të vogël material. Zvogëlim të dukshëm në nivel ditor dhe mujor evidentojmë edhe te “prodhimtaria e paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursore”, si dhe te “përpunimi i palejuar, mbajtja dhe tregtimi me armë ose materie shpërthyese”, potencon zëdhënësi i SPB-së Tetovë, Marjan Josifovski.

Sipas statistikës për mbi 40 për qind, gjithashtu, në rajonin e Tetovës janë zvogëluar edhe shkeljet nga fusha e rendit dhe qetësisë publike, krahasuar me Janarin dhe Shkurtin e vitit 2020 si dhe aksidentet. as/sa/

Të fundit