29/03/2024
18.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Për një muaj u regjistruan 1930 kundërvajtje në Tetovë

  • Gjatë muajit të kaluar zyrtarët policorë të Sektorit për Punë të
    Brendshme Tetovë – Stacioni Policor për Siguri në Komunikacionin
    Rrugor Tetovë, në rajonin e gjerë të Tetovës, në 18 aksione kontrolluese
    dhe aktivitete të rregullta kanë zbuluar dhe sanksionuar ligjërisht gjithsej
    1930 kundërvajtje.Në këto aksione kontrolluese, të kryera gjatë muajit
    dhjetor, ku janë përjashtuar nga qarkullimi 39 automjete për konstatim të
    kundërvajtjeve, prej të cilave 26 për shkak të skadimit të regjistrimit deri
    dhe mbi 30 ditë dhe 13 për shkak të defekteve teknike të konstatuara.
    Në muajin dhjetor janë përjashtuar nga qarkullimi edhe 169 drejtues
    mjetesh, nga të cilët 106 drejtonin pa patentë shofer, 26 nën ndikimin e
    alkoolit, 20 drejtues fillestarë që nuk respektonin kufizimet ligjore për
    këtë kategori drejtuesish dhe 17 me ndalesë aktive për drejtim të
    automjetit. Po ashtu, në muajin në fjalë janë konfiskuar përkohësisht 4
    automjete për regjistrim të skaduar për më shumë se gjashtë muaj, 79
    leje shoferi dhe 36 leje komunikacioni, ndërsa “shërbimi komunal i
    merimangës” së tetovës ka ngritë gjithsej 493 automjete të parkuara
    ilegalisht, kryesisht në zona qendrore e Tetovës, ku dinamika e
    përgjithshme e komunikacionit dhe frekuenca e automjeteve dhe
    këmbësorëve është më e lartë. Muajin e kaluar janë shqiptuar gjithsej
    491 masa për shpejtësi të papërshtatshme sipas kushteve të rrugës,
    gjegjësisht për shpejtësi tej normave të lejuara, 30 për mosrespektim e
    përparsis së kalimit e kështu me radhë.TV KOHA

Të fundit