19/04/2024
4.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Për shkak të rrëshqitjeve të dheut, regjim i posaçëm i komunikacionit në rrugën Shkup-VK Bllacë

Në aksin rrugor Shkup – VK Bllacë, për shkak të rrëshqitjeve të dheut, komunikacioni zhvillohet në mënyrë alternative.

Siç informoi LAMM, komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pandërprerë nëpër rrugë të thata.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar, respektimin e sinjaleve të përcaktuara të komunikacionit e veçanërisht drejtim të automjetit me kujdes, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për pjesët rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Të fundit