29/03/2024
14.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Për Vitin e Ri mot i ngrohtë, temperatura deri në 16 gradë

Gjatë natës së ndërrimit të motmoteve na pret mot i ngrohtë, sidomos në viset më të larta. Temperatura minimale të shtunën do të jetë në interval prej -4 deri në 4, ndërsa maksimalja prej 9 deri në 16 gradë, njofton Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM). Nga aty theksojnë se na pret një periudhë stabile me temperatura relativisht të larta gjatë ditës, përveç në disa lugina, përfshirë edhe atë të Shkupit ku do të ketë paraqitje të mjegullës ose vranësirave të ulëta dhe temperatura më të ulëta gjatë ditës.

Të dielën, në ditën e parë të vitit të ri 2023, temperatura minimale do të lëvizë nga -4 deri në 4, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 10 deri në 16 gradë Celsius. Në fillim të javës së ardhshme, siç thonë nga DPHM-ja, moti do të jetë veçanërisht i ngrohtë në viset më të larta. Me datën 2 janar (e hënë) temperatura minimale do të jetë në intervalin prej -3 deri në 5, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 10 deri në 17 gradë.

Të fundit