25/04/2024
6.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Përdorimi i qeseve plastike është dhjetëfishuar, 235,000 euro do të shkojnë për projekte mjedisore

Përdorimi i qeseve plastike është dhjetëfishuar që nga hyrja në fuqi e ligjit për ndalimin e tyre. Sipas Ligjit të ri për menaxhimin e ambalazheve dhe mbeturinave nga ambalazhi, nga 1 dhjetori, qeset në markete dhe shitore u tarifuan me 15 denarë. Tarifa prej 15 denarve për qeset e biodegradueshme duhet të regjistrohet dhe të transferohet në fond të veçantë të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, transmeton SDK.

Ministri i Mjedisit Naser Nuredini thotë se sipas të dhënave që kanë marrë për muajin dhjetor, muaji i parë pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve ligjore, rezultatet janë të shkëlqyera, qytetarët gjithnjë e më shumë po bëjnë pazar me çanta.

“Në dhjetor janë mbledhur 235 mijë euro nga shitja e qeseve plastike, të cilat shkojnë në fondin e mjedisit. Tani do të bëjmë një plan se në cilat projekte mjedisore do të investohen këto para”, tha Nuredini.

Në disa nga marketet jepen qese falas të cilave u priten mbajtëset(dorezat), kurse në dyqane të vogla dhe furra buke jepen ende qese falas. Ministri Nuredini tha se e dinë se në disa markete dhe dyqane nuk respektohet ligji dhe se do të kenë inspektime nga Inspektorati i Tregut.

“Sidoqoftë, sa i përket fillimit të kësaj mase, jemi të kënaqur me rezultatet. Besojmë se në të ardhmen, me një fushatë më të madhe dhe me projekte për seleksionimin e mbeturinave, rezultatet do të jenë edhe më të mëdha”, tha Nuredini.

Ndryshe, prej me 1 dhjetor në Maqedoninë e Veriut ka hyrë në fuqi Ligjin i ri për menaxhimin e ambalazheve dhe mbeturinave nga ambalazhi, sipas të cilit një qese plastike për pazar në markete dhe shitore do të kushtojë 15 denarë. Deri tani, dyqanet paguanin nga 1 deri 10 denar për një qese pazari. Gjithashtu, u vendos edhe ndalesa e përdorimit të paketimeve plastike për një përdorim në zonat e mbrojtura. Marketet dhe dyqanet tani duhet të japin qese plastike bio degraduese.

Të fundit