29/03/2024
14.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Përfundoi procedura e dëshmive në procesin gjyqësor për zjarrin në spitalin modular, fjalët përfundimtare më 25 prill

Në seancën e sotme gjyqësore në procesin gjyqësor për zjarrin në spitalin modular përfundoi procedura e dëshmive, dhe kështu më 25 prill do të vijojnë fjalët përfundimtare të Prokurorisë dhe mbrojtjes së të akuzuarve.

Sot si dëshmitarë të fundit ishin marrë në pyetje dy të punësuar nga sigurimi në Spitalin Klinik të Tetovës, si dhe një mjeke nga reparti intern e cila ishte e angazhuar në spitalin modular.

Gjatë marrjes në pyetje prokurori e pyeti mjeken Ersele Tresi se a ka pasur udhëheqës në spitalin modular.

“Nuk kemi pasur udhëheqës, secili që ishte në ndërrim ishte përgjegjës”, theksoi mjekja Ersele Tresi.

Avokatët i pyetën dy të punësuarit në sigurim se a kishin vërejtur aparate kundër zjarrit në spitalin modular.

“Po, mendoj se kishte tre. Nga një në depo, në dhomën e infermiereve dhe në korridor”, theksoi dëshmitari Bashkim Ibrahimi.

Pas përfundimit të dëshmimit gjykatësi Jordan Vellkovski i pyeti avokatët, nëse të akuzuarit do të dëshmojnë, për çka avokatët u përgjigjën se të akuzuarit nuk do të dëshmojnë. Pastaj gjykatësi konstatoi se ka përfunduar procedura e dëshmive.

Ish drejtorët, Florim Besimi dhe Artan Etemi akuzohen për veprën penale “vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme”, përderisa mjeku Boban Vuçevski për “mosveprim sipas rregullave shëndetësore në kohë epidemie”. Spitali Klinik si person juridik akuzohet për dy vepra penale, së pari për “shkaktim të rrezikut të përgjithshëm” dhe për “mosveprim sipas rregullave shëndetësore në kohë epidemie”. Ata në fillim të gjykimit theksuan se e kuptojnë akuzën por se nuk ndjehen fajtorë.

Të fundit