Lajmi i Ditës Maqedoni

Përfundon marrja në pyetje, Katica Janeva kthehet në burg

Ka përfunduar marrja në pyetje e ish-shefes së Prokurorisë Speciale Katica Janeva, e cila është e dyshuar në rastin “Haraçi”.

Janeva për rreth një orë është marrë në pyetje nga prokurorja Villma Ruskovska, ndërsa më pas nën shoqërinë e policisë është kthyer në burgun hetues “Shkupi”.

Avokatja Irena Frçkovska, e cila e përfaqëson Janevën tha se nesër do ta marrin njoftimin e se kanë përfunduar hetimet për rastin “Haraçi”, duke shtuar se Prokuroria është e detyruar që ta dëgjojë të dyshuarën para se të përfundojë hetimet.

Ajo theksoi se do të vazhdojnë të insistojnë që Janeva të lirohet nga paraburgimi, pasi sipas saj, me përfundimin e hetimeve bie mundësia që ajo të ndikojë tek dëshmitarët.

“Janeva do ta shfrytëzojë të drejtën personale që të shikojë argumentet, ndërsa më pas do të deklarohet. Të enjten do të shikojë argumentet”, tha Frçkovska.

Kjo është hera e dytë që Janeva dëshmon për rastin “Haraçi”. Muajin e kaluar ajo ishte e ftuar nga Prokuroria në cilësinë e personit prej të cilat mblidhen informacione, ndërsa një ditë më pas u arrestua në shtëpinë e saj./Telegrafi/

Related posts

Komisioni për Sëmundje Infektive me masa reciprociteti për hapjen e kufijve të Maqedonisë

Televizioni Koha

Përplasje fizike mes deputetëve në Hong Kong

Televizioni Koha

Kundër virusit edhe me ekspozitë virtuale (FOTO)

Televizioni Koha

Leave a Comment