28/03/2024
11.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Përgatitet rregullore për transportin e ilaçeve nga vendet e huaja në Maqedoni

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, sot njoftoi se në koordinim me shtetet tjera, para se gjithash ata të rajonit, ndërmerren aktivitete për qarkullim të pandërprerë të kamionëve të cilët transportojnë ilaçe.

Ministri Filipçe potencoi se sot është biseduar për qarkullimin e kamionëve të cilët transportojnë ilaçe dhe është përgatitur rregullore se si duhet të qarkullojnë automjetet me të cilat transportohen këto mallra,

“Ministria e Punëve të Jashtme është në koordinim të tërësishëm, para se gjithash, me vendet e rajonit. Sot do të përgatitet edhe vendim me shkrim dhe i konfirmuar nga Inspektorati shtetëror sanitar dhe shëndetësor dhe do të duket si një formë e mini karantinës së shoferëve në kabinat e tyre. Atë e pranojnë edhe vendet e rrethinës. Shoferi do të marrë vërtetim adekuat për të drejtuar automjetin edhe jashtë vendit, atë e pranon edhe vendi tjetër, ndërsa atje bëhet ngarkesë dhe vendoset në automjet nga ana e personit të cilët punojnë në vetë depot. E dimë se shoferi është i sigurt në kabinën e tij. Plotësisht do të sqarohen të gjithë masat se kur do të përgatitet dokumenti”, tha Filipçe.

Në lidhje me gjendjen e personave të cilët janë në karantinë, ndërsa kanë marrë pjesë në simpoziumin që e ka mbajtur ish drejtoresha e sëmurë në Klinikën për sëmundje të lëkurës, ministri tha se deri tani te asnjëri prej tyre nuk janë vërejtur simptome të coronavirusit.

Në seancën e sotme qeveritare, siç paralajmëroi, do të bisedohet për rekomandime të reja dhe masa, si dhe për respektim të atyre të deritanishme./Telegrafi/

Të fundit