20/04/2024
10.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Përgatitet udhëzues për operatorët me ushqim në kopshte

Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV) në bashkëpunim me Organizatën e Konsumatorëve, në suaza të Programit për mbrojtje të konsumatorëve për vitin 2020 ka hartuar Udhëzues për operatorët me ushqim në institucionet parashkollore.

“Në udhëzues, hollësisht janë përpiluar parimet dhe normat e praktikës së mirë higjienike dhe prodhuese, të cilët u ndihmojnë operatorëve me ushqim në mënyrë përkatëse t’i përgatisin objektet, personelin dhe procesin e punës për përgatitjen e ushqimit të sigurt dhe cilësor për fëmijët në institucionet parashkollore”, informojnë nga AUV-ja.

Nga AUV thonë se udhëzuesi paraqet burim të informacioneve dhe udhëzimeve të cilat kanë të bëjnë me higjienën e objektit dhe personelit, kontrollin e operacioneve, trajnimeve, pastrimin dhe mirëmbajtjen e hapësirave për ushqim, transportin, si dhe për menaxhimin e shënimeve. Ai përmban edhe shembuj ilustrues të cilat kanë të bëjnë me sigurimin e ushqimit.

“Përmirësimi i mënyrës së ushqimit në institucionet parashkollore dhe zhvillimin e zakoneve të shëndetshme për ushqim te fëmijët janë çështje shumë të rëndësishme, prej atje, në pjesën e dytë të udhëzuesit janë përmbajtur udhëzimet për ushqim të fëmijëve gjatë qëndrimit në kopshte”, sqarojnë nga Agjencia.

Udhëzuesi përmban edhe këshilla praktikë për planifikim të ushqimit të organizuar dhe planifikim të racioneve për fëmijët.

Udhëzuesi për operatorë me ushqim në institucionet parashkollore përmban edhe një numër të madh të tabelave, në të cilat janë shpjeguar nevojat energjetike ditore të fëmijëve, marrjen e rekomanduar ditore ushqyese, vitaminave dhe mineraleve sipas grupmoshave të fëmijëve, si dhe përfaqësim të rekomanduar të kategorive të caktuara të ushqimit në planifikimin e menysë ditore dhe javore për fëmijët në kopshte. ar/

Të fundit