23/04/2024
7.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Përgatitjet për protestën e opozitës, shtyllat para Kryeministrisë në Tiranë lyhen me ‘ngjyrë’

Opozita organizon sot protestën e katërt, në atë që e ka paralajmëruar prej kohësh se do të jetë një “stinë” protestash kundër qeverisë.

Mbi 1500 efektivë policie do të jenë në terren për të siguruar mbarëvajtjen e kësaj proteste.

Në ndihmë të efektivëve të policisë do të vihen edhe efektivë të forcave Speciale RENEA, si Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, për të menaxhuar turmën e protestueseve në rast të një skenari të dhunshëm.

Ndërkohë për të shmangur çdo incident të mundshëm, dyert e Kryeministrisë u blinduan një ditë më parë, ndërsa gazetarët e Euronews Albania kanë sjellë pamje të shtyllave para kryeministrisë të lyera me gëlqere për të mos lejuar ngjitjen e protestuesve në to. /euronews/

Të fundit