Përgjigje e koordinuar ndaj kërcënimeve trans-nacionale në fokus të konferencës rajonale të mbështetur nga OSBE-ja - Tv Koha
Maqedoni

Përgjigje e koordinuar ndaj kërcënimeve trans-nacionale në fokus të konferencës rajonale të mbështetur nga OSBE-ja

Përgjigje e koordinuar ndaj kërcënimeve trans-nacionale ekzistuese dhe atyre në zhvillim është në qendër të konferencës rajonale të mbështetur nga OSBE që po mbahet sot dhe nesër në Shkup. Konferenca u hap nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe Shefi i Misionit të OSBE-së në Shkup, ambasadori Clemens Koja.

Gjatë konferencës, përfaqësuesit e agjencive kufitare dhe doganore të Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë, Bosnje dhe Herzegovinës, Bullgarisë, Greqisë dhe Rumanisë do të ndajnë praktikat më të mira ndërkombëtare lidhur me Menaxhimin e Integruar të Kufirit (IBM). Pjesëmarrësit nga Kosova po marrin pjesë gjithashtu në këtë ngjarje. Konferenca dy-ditore do të nxisë bashkëpunimin e përforcuar ndërmjet agjencive për zbatimin e ligjit në rajon përmes shkëmbimit më të mirë të të dhënave në kohë reale.

“Kjo konferencë është një nga sërë diskutimesh praktike që kemi organizuar duke u fokusuar në sigurinë dhe menaxhimin e kufijve në rajon. Këto aktivitete kanë për qëllim zhvillimin e qëllimeve të përbashkëta dhe praktikave më të mira për të luftuar kërcënimet e krimit të organizuar trans-nacional dhe terrorizmit,” tha Koja.

Ai shtoi se OSBE është e angazhuar të arrijë një ekuilibër midis nevojës për të ruajtur sigurinë përballë kërcënimeve ndërkufitare nga njëra anë, dhe lirisë së lëvizjes për personat, mallrat, shërbimet dhe tregtinë nga ana tjetër.

Kryeministri Zaev tha: “Aktivitetet e paligjshme ndërkufitare kërkojnë një përgjigje adekuate. Në botën e sotme të globalizuar, për të bërë më efikase lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave, ne duhet të dyfishojmë përpjekjet tona për të luftuar krimin e organizuar, përfshi korrupsionin dhe migracionin e paligjshëm, përhapjen e armëve, kontrabandën e drogës dhe trafikimin e qenieve njerëzore.”

Related posts

Zaev: Gjyqtarët të cilët me qëllim do të vjetërsojnë lëndët gjyqësore, do të shkarkohen

Televizioni Koha

Koalicioni ASH-AAA apel BDI-së: O bëjeni kryeministër Naser Zyberin, o ikni në opozitë!

Televizioni Koha

Studentët kërkojnë bursë sociale dhe pajisje për ndjekjen e mësimit online

Televizioni Koha

Leave a Comment