19/04/2024
2.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Përkeqësohet situata Tetova dhe Shkupi vazhdojnë të kryesojnë listën me numrin më të madh të të infektuarve,sot 4 viktima dhe 219 raste të reja

Rritje e serishme e rasteve të reja me COVID 19. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 219 të infektuar dhe katër viktima. Tetova dhe Shkupi vazhdojnë të kryesojnë listën me numrin më të madh të të infektuarve. Këto dy qytete kanë regjistruar nga 65 raste të reja. Infektologu Fadil Cana nga Klinika Infektive në Shkup thotë se kryesisht infektohen personat të cilët nuk e kanë kaluar më herët virusin, e as nuk janë vaksinuar.

Personat të cilët preken rëndë, janë kryesisht personat të cilët nuk e kanë kaluar dhe nuk janë të vaksinuar. Kategoria e dytë e personave më të prekur janë sporadik por janë në rritje e sipër, ata janë personat të cilët janë të vaksinuar me dy doza por të cilët sërish nuk e kanë kaluar virusin dhe infektohen megjithatë e kalojnë me një formë më të lehtë. Nuk ka raste të personave të cilët e kanë tejkalua sëmundjen Kovid dhe të cilët janë vaksinuar dhe janë të prekur. Ata të cilët kanë qenë njëherë të prekur, nuk kemi raste nga përvojat tona por dhe ato që lexojmë në botë, që personat të cilët e kanë kaluar të jenë ri infektuar”, pohoi Fadil Cana, Infektolog.

Rritje shënon edhe numri i të shtruarve nëpër spitale. Megjithatë mjekët thonë se për momentin situata është nën kontroll edhe pse pritet rritje edhe më e madhe e rasteve të reja. Mjekët apelojnë për vaksinim sa më masiv si mbrojtje e vetme kundër përhapjes së virusit.

Fundi I kësaj do të shihet në ato momente kur do të jetë parandalimi i mirëfilltë, d.m.th. një vaksinim masiv sa më I shpejtë posaçërisht i kategorive që janë më të prekur, vulnerabil, dhe pastaj të personave të tjerë”, tha Fadil Cana, Infektolog – Klinika e Sëmundjeve Infektive .

Ndërkohë vazhdon imunizimi i qytetarëve kundër COVID 19. Gjatë 24 orëve të fundit janë vaksinuar 10.984 qytetarë, prej të cilëve ,3.905 me dozën e parë. Deri më tani janë vaksinuar 519.106 qytetarë që është çereku i popullatës. Për tu arritur imuniteti kolektiv, të vaksinuar duhet të jenë 80% e popullatës.

Vjollca Aliti

Të fundit