18/04/2024
7.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Përkrahet njëzëri ratifikimi i Protokollit për NATO në komisionin amë të Kuvendit

Komisioni për Punë të Jashtme sot njëzëri e ka miratuar propozim-ligjin për ratifikimin e marrëveshjes veriatlantike, për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, pas çka në mënyrë solemne do të miratohet edhe në seancë plenare në Kuvend, në prani të tërë kreut shtetëror dhe të përfaqësuesve të lartë të vendeve nga rajoni, si dhe nga Asambleja parlamentare e NATO-s.

Siç elaboroi zëvendës ministri i Punëve të Jashtme, Andrej Zhernovski, Marrëveshja veriatlantike përmban 15 nene, prej të cilave mbrojtja kolektive konsiderohet parim kryesor ose bazë e aleancës.
“E drejta e vetëmbrojtjes konsiderohet e drejtë themelore të çdo shteti, të paraparë me Kartën e KB-së”, tha mes tjerash Zhernovski.

Pritet që pas ratifikimit të sotëm, i cili bëhet para kohe për shkak të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 12 prill, ligji për anëtarësimin në NATO të hyjë në fuqi në ditën e shpalljes në Gazetën Zyrtare, pas ratifikimit të protokollit nga Spanja.

Procesi i inkuadrimit në NATO për Maqedoninë e Veriut filloi në shkurt vitin e kaluar me nënshkrimin e Marrëveshjes për anëtarësim nga ana e të gjitha 29 vendeve anëtare të Aleancës.

Marrëveshja deri tani u ratifikua nga 28 anëtare, ndërsa pasi Spanja ta ratifikojë dhe deponojë instrumentin në Uashington, pas raportimit nga sekretari i përgjithshëm Jens Stoltenberg dhe Republika e Maqeodnisë së Veriut duhet ta bëjë të njëjtën. Me këtë bëhet anëtare fuqiplotë e Aleancës.(MIA) bsh/

Të fundit