28/03/2024
14.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Përkundër rritjes së numrit të të infektuarve, tollovi para bankave dhe Institucioneve në Tetovë

Përkundër rritjes së numrit të të infektuarve me koronavirus në Tetovë, shtohet edhe numri i qytetarëve që presin radhë para bankave dhe Institucioneve tjera. Banorët thonë se e kanë patjetër t’i paguajnë faturat, por nuk e arsyetojnë dot mos mbajtjen e maskave dhe distancës.

“Jo bre vëlla jo nuk e vendoj maskën, nuk e dua. Do e vendoj kur do e vendoj”.

“Kjo na frikëson po duhet të punoj posta që të mos ketë kaq dyndje”.

“Frikë është por çka me bë, duhet të ketë distancë por nuk ka sepse punojnë ngadalë duhet të presim me orë të tëra këtu”.

“Ja tek e kam me vete e kam, e di e di duhet”.

“Persona që nuk respektojnë rregullin e mbajtjes së maskës nuk ka vetëm para bankave, apo pikave pagesore, por edhe prindër që vinë t’i marrin fëmijët e tyre në shkollë, siç shihni në insertet në vazhdim”

Nga SPB-ja thonë se për vetëm një javë kanë parashtruar afër 600 gjoba për mos mbajtje të maskës. Paralajmërojnë, shtim të aktiviteteve para vendeve ku ka dyndje.

Janë zbuluar dhe gjobitur 556 persona, nga të cilët 330 në rajonin e Tetovës dhe 226 në rajonin e Gostivarit, të cilët kanë thyer nenin 6 nga rregullorja e Qeverisë për mbajtje të kushtëzuar të mbrojtjes në fytyrë. Dinamika planifikohen në baza ditore dhe ato nuk do zvogëlohen por përkundrazi do rriten varësisht nga situata konkrete – deklaroi Marjan Josifoski zëdhënës i SPB Tetovë.

Që nga fillimi i pandemisë, deri në 1 tetor, në territorin që mbulon SPB Tetovë janë shqiptuar 11 mijë dënime për mos mbajtje të maskës, 332 padi penale për mos veprim sipas rregullave shëndetësore apo shpërndarje të sëmundjes ngjitëse. Janë dënuar edhe dy banka për mos mbajtje të rendit dhe distancës para tyre.

Bashkim Sulejmani

Të fundit