16/04/2024
18.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Përmbyllet debati për shkarkimin e ministrit Bekim Sali

Kuvendi mbrëmë vonë e përmbylli debatin rreth propozimit për shkarkimin e ministrit të Shëndetësisë Bekim Sali, në kuadër të pikës së parë të seancës së 104-të për Propozimin për rikonstruimin e Qeverisë, por, siç paralajmëroi nënkryetari i Kuvendit, Goran Misevski, do të votohet në mënyrë shtesë.

Pasi konstatoi se është shterur lista e folësve për shkarkimin e Sali dhe paralajmëroi votim shtesë, Misevski e hapi debatin rreth propozimit për shkarkimin e Admirim Alitit nga funksioni ministër për Shoqëri Informatike dhe Administratë. Aliti nuk e shfrytëzoi mundësinë që të prononcohet rreth propozimit për shkarkimin e tij.

Përveç Sali dhe Alitit, duhet të shkarkohet edhe Xhemail Çupi nga resori për diasporë, tre kuadrot e Alternativës e cila doli nga koalicioni qeveritar.

 

Të fundit