20/04/2024
6.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Përmbytjet në Gjermani dhe Belgjikë, shkon në 91 numri i v iktimave, qindra të zhdukur

Ka shkuar në 91 numri i viktimave të shkaktuara nga përmbytjet më të rënda të dekadës në Europën Perëndimore.

Sipas mediave të huaja, raportohet për 80 viktima në Gjermani dhe 11 viktima në Belgjikë. Gjithashtu raportohet për qindra persona të zhdukur.

Shirat e që prekën Europën Perëndimore ishin në sasi rekord duke bërë që lumenjtë të dilnin nga shtrati dhe të shkatërronin gjithçka që u dilte para.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel e cila ndodhet në një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u zotua për ndihmë ndaj familjarëve të viktimave.

Duke folur nga Shtëpia e Bardhë në Washington DC, Merkel u shprehu ngushëllimet më të thella familjarëve të viktimave pas ‘një dite shqetësuese dhe dëshpëruese’.

Ekspertët thonë se ndryshimet klimatike po ndikojnë në rritjen e fenomeneve ekstreme të motit, por lidhja e një fenomeni të vetëm me ngrohjen globale është e komplikuar.

Të fundit