29/03/2024
9.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

PËRMES APLIKACIONIT PËR VETË-REGJISTRIM TË DIASPORËS DERI MË TANI JANË REGJISTRUAR 77.122 PERSONA

Përmes aplikacionit për vetë-regjistrim të diasporës përfshirë ditën e sotme janë regjistruar gjithsej 77.122 persona.

Procesi i vetë-regjistrimit filloi më 1 mars dhe do të zgjasë deri më 21 prill, ndërsa përmes aplikacionit regjistrohen shtetasit e Maqedonisë që banojnë jashtë vendit, për shkak të punës ose arsye të tjera personale, deri në 12 ose më gjatë se 12 muaj, ndërsa regjistrimi do të bëhet deri më 21 prill 2021.
Nga 1 mars deri më 15 mars regjistrohen edhe punonjësit në përfaqësitë diplomatike-konsullore dhe anëtarët e familjes së tyre që qëndrojnë me ata jashtë vendit, shtetasit e Maqedonisë që punojnë në Kombet e Bashkuara dhe organizatat e saj, zyrat përfaqësuese ose përfaqësues të Odave ekonomike jashtë vendit, njësitë e biznesit jashtë vendit, përfaqësues ushtarakë të Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut jashtë vendit dhe qytetarë që janë të angazhuar në bazë të bashkëpunimit ndërkombëtar, teknik dhe bashkëpunimit tjetër, si dhe anëtarëve të familjeve të tyre / amvisërive që qëndrojnë jashtë vendit me personat e mësipërm si dhe të gjithë personat – shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut që banojnë jashtë vendit për çfarëdo arsye, pavarësisht nga kohëzgjatja e qëndrimit të tyre.

Regjistrimi i popullatës në vend do të kryhet nga 1 deri më 21 prill 2021. Enti shtetëror për statistikë publikoi konkurs shtesë të tretë publik për angazhimin e njerëzve që do të marrin pjesë në zbatimin e Regjistrimit të popullatës, amvisërive dhe banesave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, për të cilin kandidatët e interesuar duhet të aplikojnë deri më 20 mars 2021.

Të fundit